Meta paraqitet në GJKKO, bën shqiponjën përpara simpatizantëve: Shqipëria e shqiptarëve

Ilir Meta u paraqit sot në ambientet e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ,GJKKO, ku përshëndeti një grup simpatizantësh të pranishëm jashtë godinës, duke thënë “Shqipëria e shqiptarëve” dhe duke bërë simbolin e shqiponjës me duar.
Në nisje të seancës, trupa gjykuese pritet të shprehet me vendim nëse do të lejohen kamerat e televizioneve në sallë, në një proces që ka ngjallur interes të lartë publik dhe mediatik. Meta ka kërkuar gjithashtu që seancat të transmetohen drejtpërdrejt, duke i drejtuar gjykatës një kërkesë publike për “transparencë të plotë” gjatë zhvillimit të procesit.
Në të njëjtën gjykatë po zhvillohet edhe gjykimi në themel ndaj Ilir Meta, i cili ndodhet në paraburgim që prej tetorit 2024. Ai akuzohet nga Prokuroria e Posaçme ,SPAk për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, në kuadër të hetimeve për çështjen CEZ-DIA dhe lobimin e LSI-së në Shtetet e Bashkuara.
Në këtë proces është e pandehur edhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, ndaj së cilës është caktuar masa “detyrim paraqitje”. Sipas SPAK, Meta dhe Kryemadhi dyshohet se kanë përdorur ndikim politik për të favorizuar subjekte të caktuara në këmbim të përfitimeve financiare, si dhe për të fshehur pasuri dhe shpenzime.


