Nis gjyqi i Veliajt, kryebashkiaku: Të transmetohet live seanca! Refuzon një nga të pandehurit e tjerë

Politikë

Nis gjyqi i Veliajt, kryebashkiaku: Të transmetohet live seanca! Refuzon

Ka nisur këtë të hënë seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme për kryebashkiakun Erion Veliaj, i cili nuk është paraqitur fizikisht në sallë.

Sipas informacioneve, Veliaj ka zgjedhur të përfaqësohet nga avokati i tij, ndërsa kjo kërkesë është përcjellë përmes dy deklaratave zyrtare nga Drejtoria e Burgjeve. Në njërën prej tyre, ai shprehet se nuk dëshiron të jetë i pranishëm në seancë.

Nga ana tjetër, SPAK përfaqësohet në këtë proces nga prokurorët Altin Dumani dhe Ols Dado.

Gjatë seancës është lexuar edhe një kërkesë e bërë nga Veliaj drejtuar GJKKO-së, ku ai kërkon që seancat gjyqësore të transmetohen live, në mënyrë që publiku të ketë mundësi të ndjekë nga afër ecurinë e procesit.

Megjithatë, për ditën e sotme nuk është lejuar prania e kamerave në sallë, pasi një nga të pandehurit, Elman Abule, nuk ka dhënë pëlqimin për t’u filmuar.

ME TE LEXUARAT