Tentoi që të përdhunojë një grua në shtëpinë e saj, shpallet në kërkim 40-vjeçari
Lajmifundit
/
7 Korrik 2025, 12:58
Aktualitet
Një 40-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Lushnjës pasi ka tentuar që të përdhunojë një grua.
Ai dyshohet se ka hyrë pa leje në banesën e një 35-vjeçareje dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të.
Policia ka nisur hetimet dhe po punon për kapjen e tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë shpallën në kërkim shtetasin R. C., 40 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka hyrë në banesën e një shtetasje 35 vjeçe, dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të. Punohet për kapjen e 40-vjeçarit”, njoftoi policia.