Protestuesit tortë Edi Ramës për ditëlindje: Merr edhe Saliun me vete...!

Ne diten e 35 te protestes qe nisi kunder projektit te Zvernecit, pjesemarresit diten e sotme kane dedikuar edhe nje torte per ditelindjen e Edi Rames, duke i uruar te marre me vete edhe Saliun dhe te largohet.
Protestuesit janë mbledhur si gjithmonë në sheshin “Skënderbej” dhe më pas kanë marshuar drejt Kryeministrisë, aty ku do të mbajnë fjalën disa prej tyre.
Protestes i janë bashkuar edhe shqiptarë nga Diaspora, teksa në duar mbajnë pankarta të ndryshme si: “Mjaft më!”, “Rama jepe dorëheqjen”, “Rama n’burg, Berisha n’burg”, etj.
Disa prej tyre kishin përgatitur edhe një tortë për ditëlindjen e Edi Ramës, ku shkruhej: “Populli të uron dorëheqjen, merre edhe Saliun me vete”.


