Shqipëria drejt hapjes së negociatave për grup-kapitullin, reagon Rama: Hap i madh drejt anëtarësimit

Politikë

Shqipëria drejt hapjes së negociatave për grup-kapitullin, reagon

Kryeministri Edi Rama e cilësoi një hap të rëndësishëm drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian të Shqipërisë ecjen përpara të vendit në negociatat me BE-në ndërsa Presidenca Polake i dërgoi sot letrën Shqipërisë ku i kërkon të paraqesë pozicionin e saj negociues mbi katër kapitujt e përfshirë në grup-kapitullin 4 “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”.

“Shqipëria nuk ndalet”, u shpreh Rama në një postim në rrjetet sociale duke reaguar ndaj këtij lajmi.

“Një tjetër hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit në BE. Sot, më 11 qershor 2025, Shqipëria mori dritën jeshile për hapjen e negociatave për grup- kapitullin 4, “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”. Ky vendim i vendeve anëtare të BE-së konfirmon përgatitjen tonë dhe progresin konkret në rrugën drejt familjes europiane”, theksoi kryeministri.

Kapitujt e grup-kapitullit 4 përfshijnë fusha shumë të rëndësishme për ekonominë, biznesin dhe që prekin drejtpërdrejt jetën e përditshme të qytetarëve dhe janë faktor transformimi për zhvillimin afatgjatë të vendit.

“Ky është një hap tjetër drejt Shqipërisë 2030, vend krenar i Bashkimit Europian”, tha Rama

ME TE LEXUARAT