"Nuk e njoh fare atë vajzën", Armand Duka sqaron të vërtetën për deklaratën e ish-banores së Big Brother Vip
Shitja e tyre u bë me aplikim, në formën e një shorti. Ndërkohë që një deklaratë e bërë nga ish-banorja e Big Brother Kosova, Juliana Nura, ku thotë se biletën e ka siguruar nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka, po bën xhiron në rrjet.
Pikërisht për këtë çështje, Newsport.al kontaktoi presidentin e FSHF-së Armand Duka. Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit mohoi kategorikisht diçka të tillë, madje u shpreh se nuk e njeh personin në fjalë dhe prej 1 muaj nuk ka pasur kohë as për të përdorur telefonin personal, për shkak të angazhimeve me Kombëtaren.
Edhe pse ish-banorja e Big Brother Kosova, ka pretenduar se është shumë e njohur edhe në Shqipëri, situata flet vetë duke treguar se gjithçka është e amplifikuar për shkak të kërkesës së lartë për një biletë stadiumi.
Vlen të përmendet, se presidenti i FSHF-së Armand Duka është pranë Kombëtares shqiptare, në Riga të Letonisë.