Veliaj s’lëshon kompetencat, Ndreca: "Po pret materialet t’i firmosë, ose ia çoj unë!"

Pas shkarkimit të Anuela Ristanit të premten e shkuar, Erion Veliaj do të firmosë vetë nga paraburgimi i Durrësit, të gjithë shkresat e nevojshme për të garantuar mbarëvajtjen e Bashkisë së kryeqytetit.
Avokati i tij, Plarent Ndreca tha në një komunikim telefonik me Mediat,tha se “Veliaj po pret që t’i dërgohen materialet, ose në të kundërt, unë kam prokurën e nevojshme që t’ia dërgoj ato për firmë”.
Për momentin, sipas avokatit, Veliaj nuk ka vendosur nëse do t’ia delegojë kompetencat ndonjë prej nënkryetarëve të tjerë të Bashkisë, ndonëse situata mund të komplikohej, për shkak të përditshmërisë së urdhërave dhe vendimeve që duhet të lëshojë drejtuesi i institucionit.
Jo më larg se nesër, punonjësit e bashkisë do të duhet të marrin pagat e tyre.


