“Ai po cënon moralin tim”/ Debate të ashpra mes Rogertit dhe Selin, banori: Bëri namin pse i përmenda marrëdhëniet me...

Showbiz

“Ai po cënon moralin tim”/ Debate të ashpra mes Rogertit

Selin dhe Rogerti kanë pasur debate të forta në shtëpinë e Big Brother VIP.

Situata është tensionuar pasi Rogerti ka komentuar jetën seksuale të Selinës, duke u shprehur se e njeh atë nga jashtë dhe ka informacione për banoren. Selin nuk ka pranuar asnjë nga akuzat e Rogertit, ndërsa, përveç saj, në debat janë përfshirë edhe banorë të tjerë në shtëpi.

Selin: Rogerti ishte në regjimin e shtratit që e bën çdo pasdite, dhe unë afrohem dhe i bëj një pyetje në lidhje me Markon, për të cilin u shpreh se ai do të linte shtëpinë nëse ai do të ikte. Unë thjesht vura në pikëpyetje disa vlera të tij, pasi ai nuk e mbajti besën e burrit të Malsisë dhe nuk doli nga shtëpia. Nga kjo pyetje u prek shumë.

Pastaj vjen Juela dhe hedh kunja për Mirin dhe partneren e tij. Më pas Greta i bëri një provokim aspak të bukur Juelës, që unë nuk e mbështes. I thashë Gretës: ‘Pusho’. Pastaj i kthehem Rogertit dhe e pyes sa mend i bëjnë këto pyetje Gretës. Është njësoj sikur të të pyesin ty për jetën personale. Pastaj ai ktheu një përgjigje që nuk dua ta përmend fare. Nga kjo lindën akuzat për jetën seksuale dhe atë që kam bërë unë në Dubai.

Rogerti, unë nuk e di nëse do ta kuptojë ndonjëherë se ka një limit. Për lojën nuk mund të cënosh dikë në moral dhe karakter, sidomos kur unë jam në fillim të karrierës artistike. I kam thënë: ‘Më jep fakte’. Atij duhet t’i vijë turp. Të hedhësh akuza mbi emrin tim unë nuk e toleroj fare. Unë në Dubai kam qenë vetëm një herë, në institucionet tona dhe me kryeministrin e vendit. O njeri i degjeneruar! Ai po cënon moralin tim, një familje, një djalë për të cilin unë kam pëlqim dhe mund të ketë partner në të ardhmen. Uroj që ai ta provojë në lëkurë e tij, dhe t’i dhëmbi siç i dhëmb tim eti.

Rogerti: Turp të vijë. Mua mos më cëno. Nëse unë, si Rogerti, po e bëj kaq të madhe punën e seksit, këtu po bëhet nami se është përmendur fjala ‘seks’. Po bëhet nami sepse bëra një pyetje se sa meshkuj ka shkuar njëkohësisht. Pse nuk kapet pjesa kur Greta i tha Juelës: ‘Kujdes ku e fut dorën’? Kjo Selin mua më përmendi gruan dhe unë i dhashë përgjigjen. Ku qëndron problemi i pyetjes time te Selin?/BBVA5

ME TE LEXUARAT