Babai më ‘cool’ i showbiz-it larg jetës së natës, Young Zerka: Dua që djali të më mbajë mend si…

Showbiz

Babai më ‘cool’ i showbiz-it larg jetës së

Në vitin 2014 kur konkurroi krah Aurela Gaçes me “Pa kontroll”, qëllimi i të dyve ishte vetëm të sillnin një energji shpërthyese, pa e ditur se do të dilnin kampionë të “Këngës Magjike”. Në 25-vjetorin e festivalit, ai vjen me të njëjtin qëllim, të na bëjë të kërcejmë, edhe pse vetë nuk po e frekuenton më aq shumë jetën e natës.

Në programin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Zerka thotë se arsyeja që e mban më shumë në shtëpi është djali, Zigi Zaian. Ai shpreh dëshirën që një ditë edhe i biri të merret me art si ai dhe me humorin karakteristik, ka një këshillë për djalin kur të martohet.

Ardit Gjebrea: Zerka, si ia del të menaxhosh jetën e natës dhe faktin që je babai më i ri në shoëbiz?

Young Zerka: Është shumë e thjeshtë. Ti thjesht kalon më shumë kohë me çunin dhe jeta e natës është bërë pak më…s’mund të them as “part-time” sepse është bërë pak edhe si monotoni tani, unë më shumë kaloj në studio sesa te jeta e natës, por gjithsesi më pëlqen më shumë të kaloj tani me çunin sesa te jeta e natës.

Ardit Gjebrea: Normale. Sa u bë?

Young Zerka: Çuni u bë 14-muajsh.

Ardit Gjebrea: Dhe emrin e ka Zigi…

Young Zerka: Zigi Zaian.

Ardit Gjebrea: Për çfarë do të doje të të mbante mend djali yt Zigi Zaian kur të rritej?

Young Zerka: Me thënë të drejtën, për një baba shembullor dhe unë do të doja shumë që të merrte nga ana e muzikës ose e artit sepse do të doja shumë, shumë që të ngjante te kjo pjesë se jam i sigurt që do e bënte shumë më mirë sesa unë.

Ardit Gjebrea: Po nga partnerja për çfarë të ngjajë?

Young Zerka: Partnerja, më shumë të marrë pjesën e librave.

Ardit Gjebrea: Zëre se je në një hologram dhe na shfaqet e ardhmja. Jemi në dasmën e djalit tënd. Çfarë këshille do t’i jepje përpara nuses së tij?

Young Zerka: Të kënaqej sa më shumë dhe të mos jetë ajo pjesa që radhën e ka filani, filania…

Ardit Gjebrea: Në ç’kuptim?

Young Zerka: Po se dasmat shqiptare zakonisht janë kështu, radhën e ka daja, radhën e ka…

Ardit Gjebrea: Më trembe! Kur the radhën e ka filani, radhën e ka filania, mendova çfarë këshille po i jep djalit?

Young Zerka: Në pjesën e dasmës, të kënaqej sa më shumë.

Ardit Gjebrea: E kuptova, e mora ndryshe! kthehemi te kënga. Cili ka qenë momenti kur i the asaj “e doja”?

Young Zerka: Nuk është gjë e keqe të dashurojmë sa më shumë, prandaj zgjodha këtë pjesën “e doja”.

 

ME TE LEXUARAT