Bes Kallaku udhëton në Arabinë Saudite për të mbështetur Kristian Prengën: "Na bëre krenarë"

Aktori i humorit Bes Kallaku ka udhëtuar drejt Arabisë Saudite për të qenë pranë mikut të tij, boksierit shqiptar Kristian Prenga, i cili zhvilloi mbrëmjen e së shtunës një ndeshje të rëndësishme boksi.
Lajmin e bëri të ditur vetë Besi përmes një postimi në Instagram, ku shfaqet duke përqafuar Prengën pas përballjes. Në mesazhin e tij, ai vlerësoi arritjen e boksierit, duke theksuar se ngritja e flamurit shqiptar dhe interpretimi i himnit kombëtar në një arenë ndërkombëtare janë promovimi më i mirë për Shqipërinë.
"Ti na bëre krenarë, ia dole për Shqipërinë", shkroi Bes Kallaku.
Aktori ndau gjithashtu pamje nga momenti kur Kristian Prenga u ngjit në podium, ndërsa në sfond dëgjohej himni shqiptar, një çast që u prit me emocione nga ndjekësit e tij në rrjetet sociale.


