Dalin pamjet, Kanye West mbërrin në Shqipëri për koncertin në Tiranë

Reperi Kanye West, sapo ka mbërritur në Tiranë, për të ndezur atmosferën për atë që konsiderohet si një nga ngjarjet më të mëdha muzikore të dekadës në Shqipëri.
Pamjet e para të artistit amerikan në aeroportin e Tiranës kanë nisur të qarkullojnë me shpejtësi në rrjetet sociale, duke konfirmuar praninë e tij për këtë megaprojekt të pritur gjatë.
Përgatitjet për koncertin që do të mbahet në “Eagle Stadium” kanë mbaruar. Ky stadium i ri, i ndërtuar apostafat për këtë event, ka një kapacitet prej plot 60 mijë spektatorësh.
Në qendër të tij është ngritur një skenë gjigante me një glob madhështor, një element ikonik që lidhet drejtpërdrejt me simbolikën që Kanye West ka përdorur gjatë tureve të tij më të famshme në mbarë botën.
Për shkak të përmasave të këtij organizimi, “Eagle Stadium” është pozicionuar përgjatë aksit rrugor Tiranë-Durrës. Për t’u ardhur në ndihmë të gjithë fansave që kanë siguruar një biletë, është vënë në dispozicion një linjë e dedikuar transporti.
Organziatorët u bëjnë thirrje qytetarëve që të shmangin përdorimin e makinave personale për të parandaluar trafikun.
Në vend të kësaj, sugjerohet shfrytëzimi i linjës së dedikuar të transportit ose transporti publik urban./prive


