Dasma e Gimbos dhe Selin, reagon motra e banorit të BBV: E ka dëshmuar që mund të jetë nuse e Kosovës

Showbiz

Dasma e Gimbos dhe Selin, reagon motra e banorit të BBV: E ka dëshmuar

Motra e Gimbos, Ajetja, ka reaguar në “Goca & Gra” për dasmën që vëllai i saj bëri mbrëmjen e djeshme me Selin në BBV.

Ajo tregoi se ata ishin një çift shumë i bukur, teksa shtoi se i mbështesin në rrugëtimin dhe marrëdhënien e tyre.

Ajetja tregoi gjithashtu se në Sytë e Gimbos dhe Selin sheh një marrëdhënie edhe jashtë shtëpisë.

“Nusja na duket yll, nuk besoj se ka pasur një dasëm më të bukur se ajo që keni parë në BBV mbrëmë. Shumë të lumtur prindërit, është dasëm e BBV, traditë, nuk është se e morëm prej vërteti, atë do e bëjmë jashtë. Ata dukeshin shumë mirë, çift i bukur. Mbrëmë e ka dëshmuar që Selin mund të jetë një nuse e Kosovës, me traditat tona.

Nusja duhet të jetë ashtu me veshje kombëtare dhe muzikën kombëtare. Nuk kemi komunikuar me prindërit e Selin, presim kur të dalin nga shtëpia, me rrugëtimin e tyre do të presim si do të shkojnë gjërat. Ende nuk kemi raport. Në jemi ana e dhëndrit, duhet të hedhim edhe ndonjë hap. Rogerti na mërziti me gjestin që bëri, përgëzoj Gimbon dhe Selin për qetësinë, që e shijuan dasmën e tyre.

Edhe ne jashtë po të njëjtë, menduam që është thjesht një lojë. Unë si motër e Gëzimit duke e njohur dhe parë, shoh lumturinë dhe gëzimin, edhe të Selin, mendoj që dasma do të zgjasë edhe jashtë. Tani besoj edhe se Selin ka të njëjtat ndenja, në fillim nuk kishim këtë mendim, por tashmë dallohet interesi i saj. Ne gjithmonë e mbështesim”, tha ajo./Top Channel

 

ME TE LEXUARAT