Deklarata e bujshme e Gerta Gixharit, Flavio Qarri: Kur kritikën ta bën dikush me mbiemrin Delijorgji është ‘perlë’ e ironisë sepse…
I ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën sot ka qenë Flavio Qarri. Gazetari i njohur ka dhënë mendimin e tij në lidhje me ngjarjet e rëndësishme të javës si aksioni për lirimin e hapësirave publike dhe deklaratat më të bujshme si ajo e Gerta Gixharit apo modeles së “She’s On Top” për librin të cilin e përdorte si aksesor, InstaStory i komentuar i Elona Duros dhe jo vetëm kaq.
Sa i përket përgjegjësisë mediatike Flavio tha se: Nuk është problemi tek individi, ka rregulla dhe kode etike që ti të mos bësh disa gabime.
Ronaldo e pyeti nëse gabimi në këtë rast ishte deklarata e Gertës duke qenë se publiku kërkon sinqeritet dhe më pas ankohet se pse ekziston dhe gazetari u shpreh:
Sinqeriteti dhe budalliku nuk është se shkojnë mirë me njëri-tjetrin. Unë e pashë pak atë intervistë dhe m’u duk më tepër mondanitet i panevojshëm sesa një budallik në vetvete. Mbi të gjitha kur ta bën kritikën për përgjegjësi sociale dikush me mbiemrin Delijorgji është ‘perlë’ e ironisë. Ajo kishte shumë të drejtë në argumetin e vet thjesht fakti që i takon një shtrese ekonomike komplet tjetër kjo e bën ultra ironike.
Më tej ai shtoi se:
Gerta është gazetare, bëri një lapsus. Sigurisht që në një emision ti mund të jesh i sinqertë për preferencat e tua. Pra ‘Unë e neveris kamping-un’ ‘ ose ‘Unë nuk dua të shkoj kurrë në kamping sepse nuk ndihem mirë’ por të dukesh si fakir në kamping duke si nuancë e vogël semantike, por në fakt është dallimi midis mbajtjes së përgjegjësisë dhe preferencave personale.
Kjo duhet sqaruar dhe Gerta si gazetare me eksperiencë duhet ta di shumë mirë që mbi të gjitha janë disa ndjeshmëri dhe kapaciteti ekonomik është një ndjeshmëri në një vend ku 60% nuk kanë mundësi që të shkojnë për pushime. Është një ndjeshmëri e cila nuk duhet prekur, nuk është një plagë tek e cila mund të futet gishti.