Detaje nga ceremonia/ Princ Leka dhe Blerta Celibashi konfirmojnë martesën

Showbiz

Detaje nga ceremonia/ Princ Leka dhe Blerta Celibashi konfirmojnë

Pas një fejese të organizuar në jug të Shqipërisë, Princ Leka dhe Blerta Celibashi po përgatiten për hapin e radhës, ceremoninë e martesës. Lajmi është konfirmuar nga vetë Princi për revistën franceze “Point de Vue”, duke dhënë detaje mbi planet e çiftit.

Kujtojmë se fejesa u mbajt në një kompleks privat, mes gjelbërimit të pishave dhe me një panoramë të hapur drejt detit, në një atmosferë të qetë dhe intime.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by HRH Crown Prince Leka (@princleka)

Të njëjtën frymë, larg bujës dhe formaliteteve të tepërta, çifti synon ta ruajë edhe në ditën e dasmës, e cila pritet të zhvillohet brenda pak muajsh, ndërsa organizimi është ende në fazën përfundimtare.

Në rrëfimin e tij për median franceze, Princ Leka thekson se prioriteti kryesor është thjeshtësia dhe ndarja e momentit me njerëzit më të afërt. Ai shton se dëshira e tyre është një ceremoni pa teprime, që të mbetet autentike dhe e veçantë.

ME TE LEXUARAT