Për herë të parë njihet vjetërsia e pronave në procesin e rivlerësimit, Çoçoli: Do ulë çmimet në treg

Aktualitet

Për herë të parë njihet vjetërsia e pronave në

Ka nisur zyrtarisht rivlerësimi i pasurive të patundshme nga qytetarët dhe bizneset me normë tatimore 5%. Rivlerësimin e pronës mund ta kryejnë të gjithë ata individë që kanë në pronësi shtëpi apo toka, që e kanë të regjistruar aktualisht, ose edhe ata që e fitojnë pronësinë dhe e regjistrojnë deri më 31 dhjetor 2026.

I gjithë aplikimi do të kryhet online në e-Albania, dhe pasi të keni hyrë në protal do të zgjidhni shërbimin “Rivlerësimi i Pasurisë”, më pas zgjidhni pasurinë që doni të rivlerësoni, automatikisht shtohet edhe shërbimi “Lëshim kopje kartele të pasurisë së paluajtshme”. Hapi tjetër është të ngarkoni një dokument pronësie ose aktin e ekspertimit dhe licencën e ekspertit në PDF, nëse rivlerësimin e keni kryer me ekspert të licencuar dhe e dërgoni aplikimin.

“Nëse prona juaj nuk ka një kartelë përfundimtare, pra keni një vërtetim pronësie, por nuk keni një kartelë përfundimtare, atëherë ju duhet të aplikoni që të merrni kartelën përfundimtare, pra që të kalojë procesi i digjitalizimit të të pronës suaj dhe më pas të aplikoni për procesin e rivlerësimit. E i vetmi dokument që duhet ngarkuar për duhet ngarkuar në Albania është raporti i vlerësimit i nënshkruar në mënyrë elektronike nga raporti i vlerësimit bashkë me licencën dhe i nënshkruar në mënyrë elektronike nga vlerësuesi i pasur e paluajtshme. Nuk kërkohet asnjë informacion tjetër”,-  thotë Reinaldo Pipiria.

Aplikimi për të realizuar këtë proces bëhet me dy procedura, me ekspertë të licencuar ose pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Kur një individ zgjedh që rivlerësimin ta bëjë në ASHK, vlera e pronës së tij i afrohet me çmimet minimale fiskale që janë në fuqi.

Por ndryshe nga sa pritej, rivlerësimi do të bëhet me referencat e vjetra të 60 bashkive që janë në fuqi që në vitin 2016. Pra nëse një qytetar i Vlorës e bën rivlerësimin në Kadastër, vlera e pronës së tij do të afrohet vetëm me ato të vitit 2016, dhe jo me çmimet reale që ka tregu sot. Kurse në Tiranë rivlerësimi është me çmimet e 2023-shit. E vetmja e zgjidhje për qytetarët është të paguajnë ekspertin që ju rivlerëson pronën me çmimet e tregut.

“Në fakt mendoj që krijon një lloj diskriminimi në krahasim me Tiranën. Normalisht nuk do të ishte nuk është e udhës. Nga ana tjetër ne na vjen keq sepse kemi humbur 20 muaj. Mund ta kishim bërë procesin e ë rivlerësimit duke mos bllokuar 30 deri në 40% të tregut që në 2024-ën deri në shtator 2025”,- thotë Pipiria.

Rivlerësimi bëhet me ekspert të pavarur ku tarifa maksimale për apartamentet është rreth 200 euro, ndërsa nëse bëhet në kadastër tarifat për këtë shërbim nisin nga 3.500 deri në 10 mijë lekë në varësi të vlerës që pronës.

Për herë të parë njihet vjetërsia e pronave në

NAREA propozon që të shtyhet afati për rivlerësimin e pronave deri në fund të 2027-ës, dhe të mos mbyllet në 31 dhjetor të këtij viti, derisa të jenë gati edhe referencat e reja.

“Unë gjykoj që në këtë moment ne kemi nevojë të hedhim hapin dhe të shikojmë mundësinë për ta pasur procesin e rivlerësimit deri në fund të 2027-s. Le të jetë një operacion një herë e mirë, pa ndërhyrë 20 herë në tregun e pronave”,- thotë Pipiria.

Rivlerësimi synon që të afrojë vlerën e që ka prona në kartelën e saj me çmimet aktuale në treg. Konkretisht nëse një person ka blerë një pronë 50 mijë euro dhe sot e shet 100 mijë euro, ai do të duhet të paguaj 15% tatimin për këtë diferencë prej 50 mijë eurosh qytetari i detyrohet shtetit 7,500 euro, ndërsa me këtë ndryshim ligjor kur bëhet përafrimi i çmimit me vlerën e tregut tatimi zbret në 5%, dhe paguan 2,500 euro.

Për herë të parë njihet vjetërsia e pronave në

Për herë të parë në këtë proces që synon të afrojë vlerën e pronës me çmimet reale të tregut do të njihet edhe amortizimi i pronës, 1% për çdo vit vjetërsie, por jo më shumë se 30%. Pra pas vlerës që del nga rivlerësimi, bëhet zbritja e vjetërsisë.

Edhe për bizneset tatimi për rivlerësimin do të jetë 5%, por tek kjo kategori do të përfitojnë nga procesi i rivlerësimit vetëm ata që i kanë të deklaruara pasuritë tyre në pasqyrat financiare të 2025-ës. Për bizneset llogaritja dhe arkëtimi i tatimit 5% për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme të personave juridikë bëhet nga drejtoritë rajonale tatimore përkatëse.

Ky është rivlerësimi i katërt, pasi prej 2011-ës deri në fund të 2022-shit janë kryer 3 rivlerësime, me rreth 254 mijë prona të përfshira.

Sa kushton rivlerësimi i pronës me ekspert? : Maksimumi 600 euro! Çoçoli: Proces i domosdoshëm

Rivlerësimi mund të bëhet në kadastër, por vlera e shtëpisë rritet deri tek referencat në fuqi, ose me ekspert të licencuar, dhe vlera afrohet me çmimet reale të tregut.

Tarifat në kadastër nisin nga 3.500 deri në 10 mijë lekë në varësi të vlerës së pronës. Ndërsa tek vlerësuesi i licecnuar, tarifat i zbulon në Report TV, Reinaldo Pipiria drejtor ekzekutiv i NAREA.

“Tarifa është në varësi të të kompleksitetit të pronës dhe të madhësisë së pronës. Kostot e raportit të vlerësimit fillojnë nga 10.000 lekë të reja dhe shkojnë maksimumi në 50.000 lekë ose 60.000 lekë të reja. Kur them maksimumi këtu po flas për hotele, për fabrika apo për pika karburantit. Ndërkohë që nëse flasim për qytetarin, për apartamentet janë nga 10.000 lekë të reja deri në 15.000 lekë. Kurse për vila apo shtëpi tarifa nis nga 15 mijë lekë deri 30.000 lekë të reja, kurse për tokat tarifa është 20 mijë lekë deri në 30.000 lekë të reja”, tha Pipiria.

Ndërsa eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli e vlerëson si të domosdoshëm procesin e rivlerësimit pasi, do të zhbllokojë tregun, pasi ka 2 vite që pritet kjo fushatë.

“Ja vlen në çdo moment. Madje është vonuar në gjykimin tim për disa arsye. Sipas vetë përfaqësuesve të këtij tregu, pra të shoqatës së operatorëve të pasurive të pronave të vendit tonë, janë 5.000 kontrata që presin këtë rivlerësim. Çfarë janë këto kontrata? Këto kontrata praktikisht çlirojnë një pjesë të mirë të kapitalit të vendit, sepse ne e dimë që investimi kryesor i huaj tek ne sot është në blerje apartamentesh. Ne e dimë, që sektori i ndërtimit është ende lokomotivë e ekonomisë tonë”, thotë Çoçoli.

Drejtori i Shoqatës së Pasurive të Paluajtshme Reinaldo Pipiria ka shpjeguar 

Pasi një pronë ti nënshtrohet procesit të rivlerësimit, vlerës së saj do ti ulet 1% për cdo vit vjetërsie.

“Për të ndihmuar qytetarët, ne marrim një shembull, e zëmë se kemi një pasuri të blerë në 2006, me vlerë 60.000€, sot vlera minimale fiskale e kësaj pasurie është 100.000€. Në momentin që aplikon në Kadastër për ta rivlerësuar me vlerë minimale fiskale, për sa kohë që kjo pronë e ka marrë certifikatën e parë në 2006, deri në 2026-ën janë 20 vite të plota përdorimi. Kështu që lind automatikisht detyrimi që të aplikohet menjëherë 1% zbritje nga vlera minimale fiskale për çdo vit. Pra 1% për çdo vit i bie 20% ulje.  Nëse çmimi i referencës i pronës tuaj është 100.000€, i zbritet 20% amortizimi dhe do të rivlerësohet 80.000€. Pas kësaj në kartelën e pasurisë regjistrohet vlera  80.000€ dhe ju do të paguani për diferencën midis 60.000 euros dhe 80.000 euro 5% tatim të 20.000 euroshit, që është 1.000 €”, shpjegon Pipiria.

Njohja e amortizimit për ekspertin Fatos Çoçoli do të sjellë ulje të çmimeve të apartamenteve.

“Mendoj se ndihmohen me 1 të 5 ata që duhet të blejnë shtëpi, dhe nuk është pak aq më tepër për të rinjtë tanë që do kontaktojnë një agjenci për të blerë një apartament të amortizuar”, tha Çoçoli/Shqiptarja

ME TE LEXUARAT