Donald Trump gëzohet për "pushimin nga puna" të gazetarit kritik me të: “Talenti i tij ishte më i ulët se shikueshmëria”
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar me entuziazëm pas vendimit të CBS News për të mbyllur “The Late Show with Stephen Colbert” në majin e ardhshëm, duke mos kursyer ironinë ndaj gazetarit që prej vitesh ka qenë një kritik i hapur i tij.
“Më pëlqen shumë që Colbert u pushua nga puna,” shkroi Trump në rrjetet sociale. “Talenti i tij ishte edhe më i ulët se shikueshmëria e tij”, vijoi ai, duke thumbuar drejtëpërdrejt performancën dhe ndikimin e Colbert në publik.
CBS e ka justifikuar anulimin e emisionit me arsye financiare, duke mohuar se vendimi kishte lidhje me përmbajtjen apo qëndrimet politike të drejtuesit të emisionit. Por koha e këtij vendimi ka ndezur debat.
Tre ditë para njoftimit, Colbert kishte kritikuar publikisht një marrëveshje ligjore midis Trump dhe kompanisë mëmë të CBS, Paramount Global.
Ai e quajti atë një “ryshfet të madh”, duke aluduar për një marrëveshje bashkimi prej 8 miliardë dollarësh me Skydance Media — një proces që duhet miratuar nga një komision federal i drejtuar nga një emëruar i Trump.
Largimi i Colbert nga ekrani shihet nga shumë si një goditje ndaj zërit opozitar në media, ndërkohë që Trump vazhdon të ushtrojë ndikim në skenën politike dhe institucionale amerikane.