“E humba në mes të turmës”/Brad Pitt zbulon momentin e sikletshëm gjatë dasmës së Taylor Swift

Një dasmë gjigante, mijëra të ftuar dhe një moment që Brad Pitt nuk do ta harrojë lehtë. Aktori 62-vjeçar ka rrëfyer me humor të mërkurën, më 16 shtator, për “Entertainment Tonight”, se gjatë dasmës së Taylor Swift dhe Travis Kelce humbi për pak kohë nga sytë partneren e tij, Inez de Ramon, teksa të gjithë ishin mbledhur në pistën e vallëzimit.
“Por ishte një festë e madhe dhe, po, në një moment e humba mes gjithë asaj rrëmuje, në pistën e vallëzimit”, rrëfeu Pitt.
Megjithatë ai pohoi se ndarja nuk zgjati shumë. I pyetur se sa kohë iu desh për të gjetur sërish Inez de Ramon, aktori u përgjigj me të qeshur: “Jo shumë! Jo shumë. Gjithmonë është dikush që të tregon: ‘Shkoi andej’.”
Në lidhje me pjesëmarrjen në dasmën e shumëpërfolur të Swift dhe Kelce, e zhvilluar më 3 korrik në Madison Square Garden në Nju Jork, aktori nuk ngurroi ta konsideronte si dasmën e shekullit.
“E ke fjalën për dasmën e shekullit?”
Më pas, ai e përshkroi mbrëmjen si një nga festat më të veçanta ku kishte marrë pjesë.
“Ishte një mbrëmje fantastike. Mendoj se qëndruam atje 10 orë, ndoshta edhe 12. Gjithçka ishte menduar me shumë kujdes dhe ishte organizuar jashtëzakonisht mirë, vërtet emocionuese dhe shumë argëtuese”, tha ai.
Dasma e Taylor Swift dhe Travis Kelce u kthye në një nga eventet më të komentuara të vitit, duke mbledhur në një vend emra të shumtë nga bota e muzikës, kinemasë dhe sportit.


