E pëson KEQ Neymar, futbollisti përfundon në gjykatë/Kuzhinierja e akuzon për…

Showbiz

E pëson KEQ Neymar, futbollisti përfundon në

Futbollisti brazilian Neymar është përfshirë në një çështje ligjore në Brazil, pasi është paditur nga një kuzhiniere që punonte në vilën e tij luksoze në Mangaratiba. Sipas raportimeve të medias braziliane Metrópoles, gruaja pretendon se gjatë periudhës së punës nuk janë respektuar kushtet e kontratës dhe se është detyruar të punojë orë të gjata, shpesh deri në 16 orë në ditë.

Kuzhinierja ishte punësuar përmes një kompanie të jashtme dhe ka punuar në rezidencën e futbollistit nga korriku i vitit të kaluar deri në shkurt të vitit 2026. Në padinë e saj ajo pretendon se nuk i janë paguar orët shtesë, bonuset e parashikuara dhe as kompensimi për përfundimin e kontratës.

Sipas deklarimeve të saj, orari i punës duhej të ishte nga ora 07:00 deri në 17:00 nga e hëna në të enjte, ndërsa të premten puna duhej të përfundonte një orë më herët. Megjithatë, ajo pretendon se në realitet punonte mesatarisht rreth 14 orë në ditë dhe shpesh qëndronte deri në mesnatë për të përgatitur ushqime për evente të mëdha në vilë, ku ndonjëherë kishte edhe deri në 150 të ftuar.

Në padi thuhet gjithashtu se ajo ka punuar edhe gjatë fundjavave, veçanërisht të dielave, pavarësisht se kjo nuk ishte e përfshirë në marrëveshjen e punës.

Dokumentet e paraqitura nga avokatët e saj përmendin edhe detyra fizike të rënda, si transportimi i sasive të mëdha të mishit dhe qeseve të shumta të blerjeve. Sipas tyre, këto kushte pune i kanë shkaktuar probleme shëndetësore, përfshirë dhimbje në shpinë dhe inflamacion në zonën e ijëve, të konfirmuara nga kontrollet mjekësore.

Tashmë ish-punonjësja kërkon që Neymar të dëmshpërblejë dëmet dhe të mbulojë edhe shpenzimet e trajtimit mjekësor. Ajo ka paditur gjithashtu edhe agjencinë përmes së cilës ishte punësuar. Në total, kërkesa për kompensim arrin rreth 50 mijë euro për orët shtesë të papaguara dhe dëmet e pretenduara.

 

ME TE LEXUARAT