Einxhel Shkira reagon për daljen e Gimbos nga shtëpia e "BBV" dhe i uron fitoren kësaj banore...
Lajmifundit
/
19 Mars 2026, 12:37
Showbiz

Gimbo është banori që u eliminua të martën nga Big Brother VIP 5. Prej më shumë se 50 ditësh, Gimbo ishte pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por aventura e tij erdhi drejt fundit. Ai ishte në një nominim kokë më kokë me Brikenën, pasi nuk mundi të shpëtonte në televotimin e të shtunës, ku ishin pjesë edhe Selin me Mateon. Pas daljes së tij nga shtëpia, Selin është parë e përlotur.
Ndërkaq, fansat menjëherë vunë re ngjashmëri me edicionin e parë të BBV, kur DJ Dagz u largua nga Einxhel Shkira, duke e lënë pas atë të mërzitur, por më të fortë.



