Familjarët e Brikenës dhe Mateos i japin “bekim” dashurisë së tyre?! Ja VEPRIMI që po komentohet në rrjet!

Showbiz

Familjarët e Brikenës dhe Mateos i japin “bekim”

Së fundmi një veprim i familjarëve të Brikenës dhe Mateos duket se ka gëzuar të gjithë përkrahësit e çiftit.

Dy banorët, të cilët kanë shfaqur një afrimitet të dukshëm kohëve të fundit brenda shtëpisë, tashmë janë “ndjekur” në Instagram, një veprim që vjen nga familjarët që menaxhojnë llogaritë e tyre dhe po interpretohet si një shenjë mbështetjeje për lidhjen e re mes tyre.

Veprimi i fundit i familjeve, duke i bërë “Follow” njëri-tjetrit, konsiderohet si një bekim në distancë për afrimin e tyre. Rikujtojmë, se i pyetur nga banori-moderator, Kristi, nëse marrëdhënia me Brikenën është një nga pikat kryesore të lojës së tij, Mateo theksoi se nuk i përzien ndjenjat me strategjinë.

Mateo nuk e ngatërron ndjenjën me lojën dhe këtë ja kam thënë të gjithëve. Brikena për mua s’është lojë. Loja ime këtu brenda është të shfaq karakterin tim 100% dhe ta bëj Big Brotherin nëpërmjet karakterit tim. Në momentin që do e vlerësojë publiku se karakteri im s’është i denjë për të qëndruar këtu brenda, le t’më nxjerrë jashtë. Mateo, këtu brenda, është me tregu veten, me luftu padrejtësinë, mashtrimin dhe hipokrizinë dhe çdo gjë tjetër të pistë.

ME TE LEXUARAT