Fero kërkon vajzën, Arbenita Ismajli shijon romancën e re! Kush është i dashuri milioner që surprizoi modelen

Showbiz

Fero kërkon vajzën, Arbenita Ismajli shijon romancën e re! Kush

Modelja e njohur shqiptare Arbenita Ismajli, e cila prej më shumë se një viti jeton në Dubai, ka ndarë me ndjekësit e saj një moment të veçantë surprize. Ajo është befasuar me një buqetë të madhe me trëndafila të bardhë, duke shkaktuar menjëherë reagime të shumta në rrjetet sociale.

Trëndafilat e bardhë, simbol i pastërtisë dhe dashurisë së sinqertë, i kanë dhënë postimit një ndjesi romantike dhe plot elegancë. Edhe pse modelja nuk ka zbuluar se kush qëndron pas këtij gjesti, fansat kanë filluar të bëjnë hamendësime, duke e lidhur surprizën me jetën e saj sentimentale. Arbenita, e cila prej vitesh ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në modeling, vazhdon të jetë një nga figurat më të ndjekura shqiptare në rrjete sociale.

Fero kërkon vajzën, Arbenita Ismajli shijon romancën e re! Kush

Jeta e saj luksoze në Dubai, projektet profesionale dhe stili i veçantë e mbajnë gjithmonë në qendër të vëmendjes. Në postimin e fundit, ajo ka zgjedhur të mos shtojë asnjë mbishkrim, duke i lënë ndjekësit të lexojnë emocionin përmes imazheve. Reperi i njohur shqiptar, Fero ka folur për marrëdhënien e tij të tensionuar me ish-bashkëshorten Arbenita Ismajlin, pas divorcit. Ai tha se vajzën e tij nuk e ka takuar prej kohësh, dhe kjo po e lëndon vazhdimisht.

Fero kërkon vajzën, Arbenita Ismajli shijon romancën e re! Kush

Sipas Feros, Arbenita ka udhëtuar jashtë shtetit pa lejen e tij, derisa zbuloi se ka dërguar email-e në Gjykata e Prokurori vetëm për ta parë vajzën e tij.

”Kur bëhet një kohë e gjatë kur nuk e ke parë vajzën tënde, dhe krijohet një ndjenjë e keqe, ndihesh keq emocionalisht veç ta shoh vajzën, ka mundur të ndodhë që kam thënë ndonjë fjalë të pahijshme, gjë që unë edhe i kërkoj falje nëse është ndier keq për fjalët e mia. Qëllimi është për ta parë vajzën time. Që 1 vit nuk e kam parë vajzën”.

Fero kërkon vajzën, Arbenita Ismajli shijon romancën e re! Kush

“Kam tentuar shumë herë ta shoh vajzën në mënyra të ndryshme, dhe e kam parë që nuk po mundem me e pa në asnjë lloj forme dhe më është dashur patjetër të kërkoj nga institucionet të Kosovës, pasi ish-gruaja nuk e sjell vajzën kërkova ndihmë”.

Fero kërkon vajzën, Arbenita Ismajli shijon romancën e re! Kush

 

ME TE LEXUARAT