Foto/ Ndahen Brikena dhe Mateo? Ish-banorët e BBVIP heqin njëri-tjetrin nga Instagram-i, çfarë ndodhi me çiftin?

Pas përfundimit të eksperiencës në “Big Brother VIP Albania 5”, marrëdhënia mes Brikena Selmanit dhe Mateo Borri duket se ka hyrë në një fazë të paqartë, duke nxitur dyshime për një krisje të mundshme mes çiftit që u bë i njohur për publikun gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Së fundmi, fansat kanë vënë re disa ndryshime në rrjetet sociale të dy ish-banorëve, të cilët nuk ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.

Po ashtu, nga profilet e tyre janë fshirë postimet dhe fotot e përbashkëta, një detaj që shpesh interpretohet si shenjë distancimi mes partnerëve.

Vëmendje ka tërhequr edhe një postim i Brikenës në Instastory, ku ajo shfaqej në makinë duke vendosur një emoji zemre të thyer, duke lënë të kuptohet se po kalon një periudhë emocionale të vështirë. Më herët, ajo kishte ndarë edhe një foto me nënën e Mateos, të cilën e kishte quajtur me përzemërsi “mbretëreshë”, duke treguar një raport të afërt me familjen e tij.

Dyshimet për një ftohje mes tyre janë shtuar edhe më shumë pasi Brikena ka ndryshuar foton e profilit, duke hequr imazhin ku shfaqej me Mateon, me të njëjtën lëvizje të bërë edhe nga ky i fundit.

Ndërkohë, Mateo ka publikuar një story nga Elbasani, ku shfaqet i rrethuar nga fëmijë dhe duke bërë shenjën e paqes, të shoqëruar me mbishkrimin “Një ditë normale në Elbasan”.

Megjithatë, ndjekësit kanë vënë re një detaj që po komentohet gjerësisht në rrjet, pasi në dorën e tij të majtë mungon unaza e vendosur gjatë dasmës së tyre brenda në shtëpinë e Big Brother, të cilën ish-banori e konsideronte gjithmonë si shenjë të dashurisë së tyre.
Pavarësisht aludimeve të shumta në rrjetet sociale, as Brikena dhe as Mateo nuk kanë bërë ende një reagim zyrtar për të sqaruar statusin e marrëdhënies së tyre, duke lënë gjithçka të hapur për interpretim dhe spekulime.
Të dy ata u bënë pjesë e edicionit të pestë të Big Brother VIP, të cilët treguan lidhjen e tyre që kishin jashtë shtëpisë disa vite më parë.

Në Big Brother, ata krijuan sërish një lidhje, duke e kurorëzuar edhe me një dasmë brenda mureve të shtëpisë.
Mateo u rendit i treti në këtë edicion të BBVIP, ndërsa Brikena u eliminua në gjysmëfinale.


