I mori makinën shokut dhe ja shiti 2 milion lekë, aktori Rezart Veleshnja merret i pandehur

Showbiz

I mori makinën shokut dhe ja shiti 2 milion lekë, aktori Rezart

Ish-aktori i spektaklit “Portokalli”, Rezart Veleshnja, është marrë i pandehur nga prokuroria e Durrësit për akuzën e “Mashtrimit”, vepër penale kjo e parashikuar nga neni 143/1 i Kodit Penal.

Për gati 1 vit hetime, prokuroria e Durrësit konstatoi se aktori Veleshnja, ka kryer veprime mashtrueshe ndaj shokut të tij me inicialet Y.T, të cilit i ka marë makinën në mirëbesim dhe më pas ja ka shitur kundrejt një çmimi prej 2 milion lekë të vjetra.

Mediat, kan mësuar se rasti tashmë po trajtohet në Gjykatën e Durrësit nga gjyqtari, Rexhep Bekteshi, i cili në 30 qershor 2026, ka planifikuar zhvillimin e seancës së rradhës ndaj të pandehurit, Veleshnja.

Lidhur me këtë çështje penale me Nr. 2463, policia dhe prokuroria e Durrësit në muajin dhjetor 2024 urdhëruan arrestimin e Rezart Veleshnjës. Por pas ndalimit dhe daljes së tij para gjykatës penale, vendos që aktori të hetohej në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Sipas dosjes hetimore, Rezart Veleshnja, ia ka marrë makinën një mikut të tij në mirëbesim dhe ia ka shitur dikujt tjetër për 2 milionë lekë të vjetra.

Pronari i mjetit me inicialet Y.T, ka bërë denoncim në policinë e Durrësit, duke sjellë më pas nisjen e një dosje penale në prokurori me Nr.2463, ku subjekt i saj ishte pikërisht aktori i humorit, Rezart Veleshnja.

Tashmë çështja është në fazën e gjykimit dhe pritet që shumë shpejt, gjyqtari Bekteshi, të dalë me një vendim përfundimtar rreth kësaj çështje.

Ndërkohë, Nga ish-aktori i “Portokallisë” me anë të një postimi të bërë në dhjetor 2024, në rrjetet sociale ka dhënë versionin e tij sesi qëndron e vërteta rreth makinës që dyshohet se ai ka marrë një personi përmes mashtrimit dhe e ka shitur për 2 mijë euro.

Veleshnja, tha se automjeti kishte humbur, ndërkohë që ai thjesht e ka përdorur dhe sipas tij sot e kësaj dite është gjetur se kush e ka pasur.

ME TE LEXUARAT