Ish-banori Ilir Vrenozi shpërthen ndaj Brikenës që nuk përmendi emrin e tij për dasmë

Showbiz

Ish-banori Ilir Vrenozi shpërthen ndaj Brikenës që nuk

Mateo dhe Brikena do të lidhin sot kurorë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5”. Sapo Vëllai i Madh i njoftoi se dasma do të mbahet mbrëmjen e sotme, dy banorët nisën përgatitjen e ftesave dhe shprehën dëshirën që në ngjarje të marrin pjesë edhe ish-banorët e këtij edicioni.

Brikena përmendi fillimisht vetëm emrin e Kristit, por më pas vendosi që të ftonte të gjithë ish-banorët.

Mateo përmendi në veçanti Gimbon, Kristin, Gretën dhe Ilirin, duke treguar preferencat e tij për disa prej ish-banorëve.

Reagimi nuk vonoi. Ish-banori Ilir Vrenozi u shpreh i mërzitur që Brikena nuk e përmendi emrin e tij.

Në një postim në Instagram, ai i kërkoi falje Mateos për mbështetjen e munguar dhe shprehu zhgënjimin se Kristi nuk e kishte përkrahur nga jashtë, ndërsa ai e kishte mbështetur me shpirt.

“Mateo, faleminderit nga zemra, e më fal që nuk të kam mbështetur… ma bëre zemrën mal. Kurse nga Brikena nuk e prisja që të zinte emrin e Kristit para meje, jo për gjë, por unë e kam mbështetur me shpirt nga jashtë, kurse Kristi s’ka lëvizur gishtin për ta përkrahur. Nejse… Mateo, edhe njëherë, më fal që s’të kam mbështetur… uroj të jesh në finale, o bir,” shkroi ish-banori në postimin e tij.

Ngjarja ka rikthyer emocionet e vjetra dhe përçarjet mes ish-banorëve, duke treguar se lidhjet brenda shtëpisë nuk harrohen lehtë edhe pas largimit nga BBV5.

ME TE LEXUARAT