“Jam e dashuruar, por nuk e kam takuar akoma”/ Loredana tregon vendimin që ka marrë për Jozin

Showbiz

“Jam e dashuruar, por nuk e kam takuar akoma”/ Loredana tregon

Loredana Brati ka ndarë më shumë detaje për jetën e saj personale dhe familjen, por njëkohësisht u pyet edhe për lidhjen e saj me Jozin, me të cilin u lidh në Big Brother VIP Albania. Situata mes Loredanës dhe Jozit u bë mjaft e komplikuar kur, gjatë largimit të tij nga shtëpia e Big Brother, ai e goditi Gjestin me një shuplakë.

Megjithatë, Loredana u shpreh se është ende e dashuruar me Jozin dhe se ndjenjat nuk mund të fshihen kaq lehtë. Ajo po ashtu tregoi se ende ka unazën që ai i kishte dhënë brenda shtëpisë.

Në lidhje me të ardhmen, Loredana u shpreh: “Dua t’i shikoj gjërat mirë, nuk i falem dot vetëm ndjenjave”, duke theksuar se dëshironte që mendja dhe zemra të shkonin bashkë, për të marrë vendime të qarta.

Ajo gjithashtu përmendi se nuk e kishte takuar ende Jozin, përveç disa komunikimeve të shkurta që kishin pasur.

Kur u pyet nëse kishte marrë një vendim lidhur me marrëdhënien e saj me Jozin, Loredana tregoi se ka marrë një vendim, por preferon t’ia lërë kohës dhe të heqë çdo dyshim apo pikëpyetje që mund të ketë mbi këtë çështje.

ME TE LEXUARAT