Justin Timberlake i dehur në timon, dalin pamjet kur arrestohet nga policia

Pamjet e filmuara nga kamera trupore e policisë që tregojnë arrestimin për drejtim mjeti në gjendje të dehur të Justin Timberlake në Nju Jork në vitin 2024 janë publikuar.
Ylli i pop-it më parë kishte bërë padi për të parandaluar publikimin e videos, por më pas u arrit një marrëveshje që lejoi publikimin e saj të premten (20 mars_ .
Timberlake u arrestua në qershor 2024 për drejtim automjeti në gjendje të dehur.
Pamjet e pjesërisht të redaktuara tregojnë Timberlake duke u përpjekur të shpjegojë se është në një turne botëror.
Në kohën e arrestimit, këngëtari 45-vjeçar dhe ish-kreu i grupit NSYNC po udhëtonte në Sag Harbor, një destinacion veror i njohur në Nju Jork.
Dokumenti i akuzës përmend se sytë e Timberlake ishin “të kuq” dhe se “nje aromë e fortë e alkoolit dilte nga fryma e tij” kur u ndalua.
“Gjyqtari vendosi që publikimi i pamjeve të bëhej i redaktuar pa shkelur privatësinë dhetë dy palët ranë dakord.
Timberlake u urdhërua të paguante një gjobë prej 500 dollarësh si dhe të kryente 25 orë shërbim komunitar
“Kjo është një gabim që kam bërë, por shpresoj që kushdo që po shikon dhe dëgjon tani të mësojë nga kjo. Unë e di se sigurisht që kam mësuar” tha ai.


