“Kam patur një keqkuptim me Gjestin...”/ Loredana i përgjigjet Xhenetës: Kur shkova atë natë në vilë...

Showbiz

“Kam patur një keqkuptim me Gjestin...”/ Loredana i

Ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Loredana Brati, ka qenë e ftuar në emisionin “Ndryshe” me Elona Duron dhe Salsano Rrapin. Ajo ka folur për jetën e saj pas reality show-t si dhe ka sqaruar disa thashetheme rreth një lidhje të mundshme mes saj dhe këngëtarit, Gjesti.

Pak kohë më parë, Xheneta deklaroi në “E Diell” se Loredana e kishte telefonuar për t’i treguar se Gjesti e kishte ngacmuar.

“Një person me të cilin unë ha bukë dhe kaloj kohë, nuk prek tek ish-partnerët. Loredana më ka marrë telefon dhe më ka sqaruar se ka bërë biseda me Gjestin dhe ai e ka ngacmuar. Kjo më tha se nuk do ta bënte asnjëherë, por kjo rastësia me foto dhe vilat e njëjta nuk më duket aq e rastësishme”, tha Xheneta në “Trotuar”.

Ndërkohë Loredana u shpreh se ato fjalë që ka thënë Xheneta, janë fjalë që në të vërtetë ia ka thënë ajo asaj. Ajo sqaron se Gjesti ka qenë një natë më përpara në një vilë, jo në të njëjtën ditë që ka qenë ajo.

Brati vijon duke thënë se ka pasur një keqkuptim me Gjestin, por kurrë nuk ka thënë se e ka ngacmuar. Ajo shton se nuk do të lidhej kurrë me ish-in e një shoqeje. Madje nëse do ia bënte një shoqe një gjë të tillë asaj, nuk do t’i fliste më kurrë.

Loredana e mbyll këtë duke thënë se ‘e ka xhan’ dhe e ka parë gjithmonë ‘si shok’.

Pjesë nga intervista:

Ato fjalitë e para që janë thënë, në qoftë se unë ha, rri, pi me atë person, nuk e bëj dot këtë gjënë, kanë qenë fjalët e mia. Kur unë e kam marrë në telefon, i kam thënë ‘zemra unë kam ndenjur me ty, kemi pirë bashkë, kemi ngrënë bashkë’.

Ti ia ke thënë këto Xhenetës?

Po unë ja kam thënë asaj. E bashkë me këtë fjali, ka qenë dhe sqarimi që ajo e thotë vetë. Unë nuk kam çfarë të sqaroj. Screenshot-ët dolën që ai ishte me stafin e vet, tek ajo vila ai ka qenë me stafin e vet. Unë kam qenë me shoqet e mia.

Kjo vila është kështu që merren me qira?

Ka qenë dhe Brikena me Mateon, ka qenë dhe Xheneta. Është një vilë që bën bashkëpunime me njerëzit. Janë tre vila me thënë të drejtën, ne kishim marrë një. Kur vajta unë atë natë më thanë pronarët që ‘mbrëmë ka qenë Gjesti’.

Ju nuk keni qenë fare me njëri-tjetrin?

Jo.

Nuk e ke takuar kurrë Gjestin që kur ka mbaruar Big-u?

Te varrimi i të vëllait. Kam folur me Gjestin, kemi patur një keqkuptim, ka ndodhur diçka me Gjestin, por nuk kam thënë asnjëherë që më ka ngacmuar. Kurrë nuk e kam thënë këtë. Ndoshta është përkthyer ndryshe kur unë e kam treguar si gjë. Ky muhabeti nuk ka tani, ka që në nëntor. Unë nuk kam dashur kurrë t’a përdor këtë muhabetin apo të përdor njerëz për famën time, apo për të bërë klikime. Kurrë nuk e kam bërë. Tani jemi në maj dhe i bie më shumë se 6 muaj.

Pra nisin pikëpyetjet nga vila, që një natë më parë kishte punuar Gjesti, punët e tij me stafin…

Ka qenë me Gimbon, se kam parë fotografitë, ka qenë me njerëz të tjerë. Unë kam qenë me shoqet e mia.

Nuk është se je takuar? Që ai doli dhe ti hyre?

Jo. Unë kam që në nëntor që nuk flas me Gjestin.

ME TE LEXUARAT