Kida drejt altarit/ Këngëtarja pritet të martohet nesër, Roma destinacioni i ditës së madhe

Kida duket se është vetëm pak orë larg një prej ditëve më të veçanta të jetës së saj. Këngëtarja pritet të kurorëzojë dashurinë me partnerin e saj, Ajbin, ndërsa ceremonia raportohet se do të mbahet më 1 shtator në Romë.
Edhe vetë Kida ka shtuar dyshimet se përgatitjet për dasmën kanë hyrë në orët e fundit. Së fundmi ajo ka publikuar një fotografi pikërisht nga Roma, duke vendosur kryeqytetin italian si vendndodhje të postimit.
Por ky nuk është i vetmi sinjal. Pak ditë më parë, gjatë një videoje të publikuar në TikTok, këngëtarja tregoi se do të martohej së shpejti, pa zbuluar megjithatë detaje të tjera rreth ceremonisë.
Historia e çiftit drejt altarit nisi në dhjetor të vitit 2024, kur Ajbi i propozoi Kidës për martesë pikërisht në periudhën e ditëlindjes së saj. Këngëtarja e bëri publik momentin romantik, duke shkruar:
“Ndriçove qiellin, ashtu siç ke ndriçuar jetën time.”
Deri në atë periudhë, Kida e kishte mbajtur partnerin kryesisht larg vëmendjes së publikut.

Vetëm një muaj pas fejesës, ajo publikoi fotografi ku zbuloi për herë të parë edhe portretin e Ajbit.

Tashmë, gati dy vite pas propozimit, gjithçka duket se po çon drejt ditës së shumëpritur. Nëse raportimet për datën konfirmohen, 1 shtatori do ta gjejë Kidën nuse në Romë, duke hapur një kapitull të ri në historinë e saj të dashurisë.


