“Kur ofendimi vjen nga balta…”, Anxhela Peristeri reagon pas deklaratës së Olës ndaj Arbana Osmanit

Një moment i tensionuar në Ferma VIP vijon të shkaktojë reagime në rrjet dhe mes personazheve publikë.
Pas deklaratës së fortë të konkurrentes Ola, e cila përdori një gjuhë të papërshtatshme ndaj moderatores Arbana Osmani, ka reaguar edhe këngëtarja Anxhela Peristeri.
Përmes një postimi në Instastory, artistja ka shprehur mbështetjen e saj për Arbanën me një mesazh të shkurtër, por domethënës.
“Lexova diku: Kur ofendimi të vjen nga balta nuk të bën pis! Ditë të mbarë”, ka shkruar Peristeri, duke lënë të kuptohet qartë qëndrimin e saj ndaj situatës së krijuar.
Reagimi i saj është interpretuar si një kundërpërgjigje indirekte ndaj deklaratës së Olës dhe ka nxitur diskutime mbi etikën e komunikimit në ekran.
Ndërkohë, edhe figura të tjera publike kanë reaguar, duke dënuar përdorimin e fyerjeve dhe duke theksuar rëndësinë e respektit në formatet televizive.
Ngjarja është kthyer në një nga temat më të komentuara të ditëve të fundit në rrjetet sociale.


