“Lorna ishte xheloze për...”/ Ish-banorja e BBV 5 e ashpër me Selin: E dimë që je kokrra e...

Ish-banorja e “Big Brother VIP 5”, Lorna Hysa, ka reaguar pas një bisede të Rogert Sterkajt me Selin Bollatin, ku kjo e fundit e ka përmendur.
“Një ndryshim tjetër mes teje dhe Lornës ishte se Lorna se di se sa vjeç, por mjaftueshëm me e madhe se sa unë dhe kishte xhelozi për atë që mua më ka dhënë Zoti, mendt e mia. Edhe nuk kishte si të ma shfaqte ndryshe”, shprehet Selin në bisedën në fjalë.
Ndërkohë Lorna në postimin e saj shkruan se edhe pse kanë kaluar më shumë se 100 ditë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, emri i saj vazhdon e përmendet.

“Kjo ishte një gënjeshtër për 1 prillin besoj o Selin?! Harrova, ti rren çdo ditë, çdo moment. Kalon dita 100… vazhdon… Lorna…”.
Më pas, ish-banorja e edicionit të pestë të reality show-t i kujton testin që iu bë në shtëpi para disa ditëve, ku disa pyetjeve të rëndësishme u ktheu përgjigje të gabuar.
Por jo vetëm kaq, pasi Lorna vijon duke thënë se më mirë të kishte përmendur Gimbon aq shpesh sa ka thënë emrin e saj, në mënyrë që të besojnë dashurinë e tyre false.
“Intelekti yt që të tha ai përballë.
Shekulli = 15 vite.
ylberi = 6 ngjyra.
“Lahutën e Malsisë’ e ka shkruar Migjeni.
Mos shkojmë te Eposi i Kreshnikëve.
Po që je kokrra e injorantes e dimë.
Po t’kesh mend dhe intelekt kishe përmendur Gimbon aq shpesh sa më përmend mua, të paktën ta kishim besuar dashurinë tënde fake për 1 prill.
Por okay, e kuptoj ti më dashuron mua”, shkruan Lorna në postimin e saj në “Instastory”.


