Historike/ Messi, Ronaldo, Mbappé dhe Vinicius bashkë në LEGO për Kupën e Botës 2026

Aktualitet

Historike/ Messi, Ronaldo, Mbappé dhe Vinicius bashkë në LEGO

Një video e publikuar nga Lionel Messi në Instagram ka thyer çdo rekord shikimesh, duke kaluar 120 milionë.

Video tregon Messi, Cristiano Ronaldo, Kylian Mbappe dhe Vinicius Jr së bashku, jo për të luajtur futboll, por për të ndërtuar minifigurat e tyre LEGO për Botërorin 2026.

Ky projekt është bashkëpunim zyrtar i LEGO me FIFA dhe prezanton koleksionin special “LEGO Editions”.

Video tregon lojtarët duke montuar versionet e tyre minifigura, duke sjellë një mesazh se Kupa e Botës 2026 do të jetë historike.

Kimia mes tyre dhe emocionet e shfaqura e bëjnë këtë bashkim epik për fansat e futbollit në mbarë botën.

ME TE LEXUARAT