Klodian Duro i gatshëm të marrë drejtimin e Kombëtares shqiptare

Aktualitet

Klodian Duro i gatshëm të marrë drejtimin e Kombëtares

Pas eliminimit në gjysmëfinale të fazës Play Off të Botërorit, ish-lojtari i Kombëtares, Klodian Duro, shprehu gatishmërinë për të u ulur në stolin e skuadrës kombëtare.

Në një intervistë për News 24, ai theksoi se ish-lojtarët e mëdhenj shqiptarë kanë aftësinë për të drejtuar ekipin dhe se ka ardhur koha që Federata të mbështesë trajnerët shqiptarë të licensuar nga UEFA, duke përfshirë ata me certifikatat UEFA PRO, A dhe B.

Duro kujtoi brezin e tij të futbollistëve si Lala, Skela dhe Cana, duke theksuar se ata kanë përvojën dhe aftësitë për të sjellë rezultate pozitive dhe për të zhvilluar Kombëtaren.

ME TE LEXUARAT