“M’plasi zemra nga…”, Selvije Jao prek me mesazhin para Bajramit për Shpat Kasapin

Një ditë para festës së Fitër Bajrami, Selvije Jao ka ndarë një mesazh rrëqethës në rrjetet sociale, duke shprehur dhimbjen e thellë për mungesën e bashkëshortit të saj, Shpat Kasapi.
Në postimin e saj emocional, ajo rrëfen vështirësinë për të përballuar festën pa praninë e tij, duke theksuar boshllëkun që ai ka lënë në familje.
“M’plasi kjo zemër nga mungesa jote o jetë, sa të vetëm na ke lënë bashkë me Roelin e nuk e di se si do të vijë festa e Bajramit pa praninë tënde”, ka shkruar ajo.

Këngëtari nga Tetova ndërroi jetë në Itali si pasojë e një arresti kardiak, teksa ndodhej atje së bashku me bashkëshorten dhe djalin e tyre për trajtimin e vogëlushit.
Humbja e tij ka prekur jo vetëm familjen, por edhe komunitetin artistik dhe publikun që e ka ndjekur ndër vite.
Shpat Kasapi do të kujtohet për hitet e tij dhe kontributin në muzikë, ndërsa mungesa e tij ndihet fort, sidomos në momente të tilla festive./Shqip


