Një nga gratë më të përfolura në RRJET flet për herë të parë pas skandalit në koncertin e ColdPlay, zbulon DETAJE tronditëse!

Showbiz

Një nga gratë më të përfolura në RRJET flet

Kristin Cabot, një nga gratë më të përfolura gjatë korrikut të kaluar, ka reaguar për herë të parë pas skandalit të njohur si “kiss cam”, i cili, sipas saj, i shkatërroi jetën. Në vitin 2025, Cabot, ish-drejtoreshë e Burimeve Njerëzore në Astronomer, u pa duke përqafuar ish-CEO-n e kompanisë, Andy Byron, gjatë një koncerti të Coldplay. Videoja u bë virale dhe nxiti spekulime për një lidhje jashtëmartesore, duke krijuar një rrjet memesh, urrejtjesh dhe kërcënimesh për jetën e saj.

Cabot tregoi se në atë periudhë ajo ishte në proces divorci me bashkëshortin e saj dhe se marrëdhënia me Byron ishte thjesht profesionale. Ai po ashtu i kishte treguar se ishte në proces divorci, dhe pikërisht kjo situatë e përbashkët solli pëlqimin midis tyre. Sipas saj, ishte ajo që e ftoi Byron në koncert, si diçka që erdhi natyrshëm dhe po atë natë për herë të parë patën kontakt fizik. Ajo shtoi se ishte vajza e saj që e kishte lajmëruar se edhe ish-bashkëshorti ndodhej po në të njëjtin koncert atë natë.

Por ajo që erdhi pas videos ishte diçka që nuk e kishte imagjinuar kurrë dhe tronditi jo vetëm atë, por edhe jetën e fëmijëve të saj. Cabot, e cila më parë tha se incidenti i përmbysi jetën, tregoi Winfrey-t se nuk do të ishte e drejtë që ajo të thoshte hapur se ndjente që Byron e kishte gënjyer, duke pasur parasysh se si ishte të kishte jetën e saj private në qendër të vëmendjes, por tha se kishte ndërprerë marrëdhënien me ish-shefin e saj që prej vjeshtës së kaluar.

“Dua të jem shumë e kujdesshme, sepse bota foli për mua dhe në emrin tim, dhe nuk dua t’ia bëj këtë dikujt tjetër dhe familjes së tij,” i tha ajo Winfrey-t. Ajo theksoi se reagimi publik ndaj saj ishte më i ashpër krahasuar me Byron, i cili, sipas saj, ka zgjedhur të qëndrojë në heshtje dhe ka vazhduar përpara me jetën profesionale, ndërsa ajo po përballet me vështirësi për të gjetur punë. “Unë mbeta duke mbajtur gjithë barrën… kjo nuk është cilësi që do të kërkoja te një partner apo koleg,” u shpreh Cabot, duke shtuar se, megjithëse e pranon gabimin e saj, çmimi që ka paguar është i tepërt.

Ajo theksoi se është ndjerë e vetme përballë situatës, duke kritikuar heshtjen e Byron. “Isha unë ajo që u sulmova, ndërsa ai qëndroi në heshtje.” Cabot gjithashtu theksoi se reagimi ndaj saj ishte i padrejtë dhe shumë i diferencuar krahasuar me Byron, i cili nuk u kritikua po aq dhe vazhdoi me ofertat profesionale. Ajo tregoi se paparacë dhe të huaj hynin në pronën e saj, brohorisnin dhe ndenjën jashtë dritareve të shtëpisë, duke e detyruar të mbrohej për fëmijët dhe jetën e saj personale.

ME TE LEXUARAT