“Nuk e kam gëzuar asnjëherë...” / Deklarata e Silva Gunbardhit për Mandi Nishtullën: “Është jeta e tij dhe...

Këngëtarja e njohur, Silva Gunbardhi, ka qenë e ftuar në nisjen e sezonit të ri të emisionit “Në shtëpinë tonë” me Alban Musën. Ajo ka bërë një rrëfim të sinqertë për karrierën, familjen, miqësitë dhe momentet më të vështira që ka përjetuar ndër vite.
Teksa u ndal te fillimet e saj në muzikë, artistja tregoi se rruga drejt suksesit nuk ka qenë aspak e lehtë.
“Ishte e vështirë të çaje dikur. Rrija te shkallët e radios dhe më thoshin ‘kam punë’”, kujtoi ajo, duke folur për periudhën kur përpiqej të gjente hapësirat e para në muzikë.
Silva foli gjithashtu edhe për miqësitë që i kanë rezistuar kohës, duke veçuar Eranda Libohovën dhe Irini Qirjakon si dy prej mikeshave të saj më të afërta.
Këngëtarja u ndal edhe te një prej këngëve më të suksesshme të karrierës së saj, “Të ka lali shpirt”, duke bërë një deklaratë që ngjalli interes.
“Nuk e kam gëzuar asnjëherë këngën ‘Të ka lali shpirt’”, u shpreh Silva Gunbardhi.
Artistja foli edhe për situata që e kanë lënduar ndër vite, veçanërisht për lajmet dhe komentet e pavërteta që kanë qarkulluar për të.
“Askush nga gazetarët nuk tha më fal”, tha ajo.
Ndërkohë, nuk i “shpëtoi” as pyetjes së Albanit lidhur me videon e publikuar që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale dhe ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, pasi në të shfaqet këngëtari Mandi i Nishtullës në një gjendje të rënduar.
“Është jeta e tij personale dhe nuk mendoj se duhej publikuar ajo video, është cenim i privatësisë”, u shpreh këngëtarja.


