Delinda Disha rrëfen për herë të parë çfarë ndodhi me shtatzëzaninë e binjakëve: Zemra e njërit prej tyre...
Aktore dhe mami i dy djemve me emra të fuqishëm, Dasantinit dhe Kostandinit, Delinda Disha ndan në “Mam” me Orinda Hutën ndjesitë dhe përjetimet e saj të mëmësisë.
Herën e parë, iu duk se plani po merrte jetë sepse pati një shtatzëni, por që përfundoi shpejt. Hera e dytë u duk se ishte realizimi i planit. Delinda ndau në Instagram lajmin se familja po shtohej me dy anëtarë të rinj. Fati nuk deshi që dëshira të shkonte deri në fund. E përlotur ajo zbulon për herë të parë edhe gjininë e tyre.
“Ishte shumë e bukur, lajmin unë e bëra publik nga gëzimi i madh që kisha që ta ndaja, ndërkohë që ti mendon për një fëmijë tjetër, merr vesh që do të bëhesh me dy, aq më tepër binjakë. Ishte e vështirë, por ja ku jam sot. Më vjen pak kështu se gjithmonë Dasantini thoshte dua edhe motër, edhe vëlla dhe kur ndodhi i thashë, mami ta ka plotësuar dëshirën, do të kesh edhe motër, edhe vëlla.
Megjithëse ia treguam shumë më mbrapa, ai tha po ti pse nuk ma ke treguar më përpara se unë e kuptoj? I thashë mami nuk donte të të shqetësonte se ti kishe filluar edhe me ëndrra, ne kishim filluar rregullimin e dhomës. Shiko, gjërat ndodhin për një gjë. Ndoshta duhet të ndodhte kjo që të kuptosh që ti je e fortë, ti do ia dalësh”.
Aktorja kujton edhe momentin kur mësoi se diçka nuk shkonte. “Ishte në muajin e katërt dhe shkoi për një kontroll rutinë, por sjellja e mjekes i la të kuptonte se shenjat s’ishin të mira. Më tha qetësohu, merre lehtë, ndodh zakonisht sepse shtatzënitë e binjakëve janë shumë të vështira, prandaj është sukses për ne mjekët kur çdo gjë përfundon me sukses, por një nga bebet nuk i rreh më zemra. Aty sikur m’u përmbys bota dhe direkt çfarë do të bëhet me tjetrin?
E bëmë konsultën, tha tjetrit i dëgjohen të rrahurat e zemrës, mirëpo për kaq sa je ti mua më bën çudi që nuk ka parametrat e duhur. Fillimisht humbi jetën vetëm njëri nga binjakët dhe jo shumë gjatë më pas, edhe tjetri.
Ishte ideja që të shpëtonim tjetrin, por nuk vonoi shumë dhe zemra e bebit tjetër pushoi në një kohë të shkurtër. Nuk ndodhi hemorragjia me të parin, ndodhi me të dytin”.