Puthi në buzë konkurrenten e "Përputhen", HABIT me reagimin e tij Laert Vasili!

Së fundmi, në faqen zyrtare në Instagramin e “Për’puthen” është publikuar një video që tregon incidentin që çoi në largimin e Laert Vasilit nga programi. Video në fjalë tregon momentin kur aktori i njohur puth një nga konkurrentet, një veprim i papritur që ka habitur stafin dhe të pranishmit në studio. Publikimi i këtyre pamjeve ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale dhe e ka rikthyer këtë ngjarje në qendër të diskutimeve.
Pas këtyre zërave, aktori reagoi përmes një postimi në InstaStory. Edhe pse nuk ka bërë ende një deklaratë të drejtpërdrejtë, zgjedhja e fotos dhe e muzikës në sfond ka tërhequr vëmendje.

Në imazhin e publikuar, Laerti shfaqet i ulur në kolltukun e opinionistit në “Përputhen”, ndërsa në sfond dëgjohet kënga “The Godfather” nga Udes Beast. Titulli i saj lidhet me kolonën zanore të filmit të njohur “The Godfather”.


