Rogerti rrëfehet në Dhomën e Rrëfimit: Nuk më keni njohur nëse mendoni…

Showbiz

Rogerti rrëfehet në Dhomën e Rrëfimit: Nuk më keni

Rogerti ka folur te Dhoma e Rrëfimit për izolimin e tij te dhoma e reflektimit. Banori shprehet se do mbyllë gojën dhe do rri si në burg.

Ai shton se nëse mendoni se kjo dhomë e bën të reflektojë, atëherë nuk e kemi njohur fare. Sipas tij, ai thotë gjëra që janë tabu dhe që shqiptarët i mbajnë në tru.

“Më dhemb trupi, po nuk ka problem. Do mbyll gojën dhe do rri si në burg. Hajt me e bërë burgun me 2-3 veta të paktën, por jo vetëm. Vetëm këtu shkallon, luan mendsh. Je me veten o Vëllai i Madh, o Big Brother. Je total me veten.

Në qoftë se mendoni se kjo dhomë mua më bën të reflektoj, ju atëherë nuk më keni njohur mua në total fare, kaq. Reflektoj për mirë as nuk bëhet llaf, se normale duhet të ndalohesh pak, po në fund të fundit unë them gjëra që janë tabu, që shqiptarët nuk i thonë por vetëm i filtrojnë dhe i mbajnë në tru.

Unë e di që kam me vdekur pa e kuptuar ça është jeta, në qoftë se ju keni me bërë për ta kuptuar, është arritje e madhe”, ka thënë Rogerti te Dhoma e Rrëfimit/BBV5

ME TE LEXUARAT