Shenja në dorë dhe këmbë të fryra, gjendja shëndetësore e Trump ngjall shqetësim
Disa foto të fundit të Donald Trump kanë ngritur pikëpyetje mbi gjendjen e tij fizike. Ish-presidenti amerikan u shfaq në finalen e Kupës së Botës për Klube në stadiumin MetLife, New Jersey, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Melania.
Në imazhet e publikuara, dora e djathtë e Trump duket me shenja të mbuluara me fondatinë, ndërsa në një tjetër foto vihen re këmbë dhe kyçe të fryra.
Pamjet janë bërë virale dhe kanë ndezur spekulime në rrjet, ku shumë përdorues shprehen të shqetësuar për pamjen e tij fizike.
Kur u shfaq në ekranin gjigant të stadiumit, publiku reagoi me një përzierje brohoritjesh dhe fishkëllimash.
Zyra e Trump nuk ka komentuar ende mbi këto spekulime.