”Është bërë përbindësh…”/ Livia zbulon a janë ndarë vërtetë Miri dhe Selin: Ajo është super xheloze, ka ndjenja…

Showbiz

”Është bërë përbindësh…”/ Livia

E ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, Livia Lozi ka komentuar lojën e disa prej banorëve në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Bg Brother VIP 5”.

Mënyra se si po fliste Livia për Selin, në një moment ndërhyn ish-banorja, Lorna duke thënë: “Selin është bërë një përbindësh i vërtetë mesa duket, se nuk ka qenë kështu më përpara”.

Ndërsa e pyetur nga moderatorja Bieta Sulo, nëse janë ndarë Selin dhe Miri, Livia u shpreh se banorja “është shumë xheloze”.
Pjesë nga intervista:

Lorna: Selin është bërë një përbindësh i vërtetë mesa duket, se nuk ka qenë kështu më përpara.

Livia: Ndarja me Mirin i shkaktoi probleme në fakt

Bieta: Mendon se është ndarë me Mirin?

Lorna: Unë nuk e mendoj këtë gjë

Livia: Që ajo është super xheloze për Mirin, është super xheloze. Në momentin që Miri mua më thoshte ‘je kaçurrelse e bukur, goca më e mirë e shtëpisë’, domethënë më bënte komplimente të tilla, ajo ishte në bisht të syrit. Në momentin që kishte debat me mua ma bënte ‘kaçurrelse e bukur’ siç më thoshte Miri.

Eduart: Ti thua Selin është xheloze për Mirin, po Miri është xheloz për Selin?

Livia: Po deri diku edhe ai, kanë një kimi me njëri-tjetrin.

Gazi: Mendon se Selin është xheloze në mënyrë emocionale, apo është xheloze që të mos ketë një lojtare tjetër?

Livia: Asaj i janë përzier të dyja tani/BBVA5

 

ME TE LEXUARAT