Vrasja e Ali Khameneit/ Kush është Hassan Khomeini, nipi 58-vjeçar që mund të jetë pasardhësi i liderit suprem

Bota

Vrasja e Ali Khameneit/ Kush është Hassan Khomeini, nipi

Pas vdekjes së Ali Khameneit, themeluesit të Republikës Islamike të Iranit, një nga nipërit e po përmendet si një figurë e mundshme në rolin e pasardhësit.

Zhvillimet e fundit dhe pasiguria rreth udhëheqjes kanë rikthyer në qendër të vëmendjes çështjen e trashëgimisë politike në Iran.

Sipas ‘Reuters’, Hassan Khomeini, 53 vjeç, është më i njohuri nga 15 nipërit dhe mbesat e Ajatollahut. Ai konsiderohet relativisht i moderuar brenda hierarkisë fetare dhe ka lidhje të afërta me reformistët, përfshirë ish-presidentët Mohammad Khatami dhe Hassan Rouhani, të cilët promovuan politika angazhimi me Perëndimin gjatë mandateve të tyre.

Disa qarqe politike e shohin si alternativë ndaj krahut të ashpër që konsolidoi pushtetin gjatë viteve të fundit, përfshirë edhe figurat e afërta me rrethin familjar të Khameneit.

Megjithëse besnik ndaj sistemit të krijuar pas Revolucionit Islamik të vitit 1979, Hassan Khomeini ka shprehur herë pas here qëndrime kritike.

Në vitin 2021 ai kundërshtoi vendimin e Këshillit të Gardianëve për të skualifikuar kandidatët reformistë nga zgjedhjet presidenciale, një vendim që hapi rrugën për zgjedhjen e Ebrahim Raisi, i cili humbi jetën në një aksident me helikopter në vitin 2024.

Ai gjithashtu kërkoi transparencë dhe përgjegjësi pas vdekjes së Mahsa Amini në vitin 2022, ngjarje që shkaktoi protesta masive në të gjithë vendin.

Megjithatë, gjatë trazirave, ai kritikoi edhe protestuesit që sulmonin udhëheqjen e vendit, duke riafirmuar mbështetjen e tij për Republikën Islamike.

Një dekadë më parë, Hassan Khomeini tentoi të kandidonte për në Asamblenë e Ekspertëve, organi përgjegjës për zgjedhjen e Udhëheqësit Suprem, por u skualifikua nga Këshilli i Gardianëve. Zyrtarisht, arsyeja lidhej me gradën e tij klerikale, Hojatoleslam, një nivel më i ulët se Ajatollah, por vendimi u interpretua gjerësisht si një pengesë politike ndaj kampit reformist./Shqip

 

 

ME TE LEXUARAT