“Askush nuk e kupton çfarë po kaloj”/ Billie Eilish rrëfen betejën me Sindromën Tourette: “E fsheh çdo ditë në publik”

Këngëtarja e njohur Billie Eilish ka folur hapur për përvojën e saj me Sindromën Tourette dhe vështirësitë që përjeton për shkak të keqkuptimeve të njerëzve ndaj kësaj gjendjeje.
Gjatë një podcasti me Amy Poehler, artistja tregoi se ka tike fizike dhe vokale, por shpesh përpiqet t’i kontrollojë ato gjatë intervistave apo daljeve publike.
Ajo shpjegoi se shumë persona nuk i vënë re tikat, pasi ato mund të shfaqen në forma të ndryshme dhe në pjesë të ndryshme të trupit.
Billie Eilish tha gjithashtu se shtypja e tyre në publik bën që më vonë ato të shfaqen më shumë kur ndodhet vetëm.
Këngëtarja foli edhe për lodhjen emocionale që sjell fakti se shumë njerëz nuk e kuptojnë si funksionon Sindroma Tourette, duke shtuar se për personat që jetojnë me këtë gjendje, situata të tilla mund të jenë të vështira në përditshmëri.


