“Vajzat më afrohen për lekë…”/ Ish-konkurrenti i “Për’puthen”: Ja si më kontaktojnë në rrjetet sociale
I ftuar sot në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ishte ish-konkurrenti i “Për’puthen” Xhei Ruzhdia i cili komentoi rrugëtimin e tij në programin e dashurisë.
"Ishte eksperiencë e bukur. Shumë njerëz e paragjykojnë si program. E kam ndjerë. Më thonin nuk je për atë program, por është ndryshe kur e jeton vetë aty. U futa më shumë për disa punë të miat, nuk prisja të gjeja aty dashurinë, por edhe mund të ndodhte.
Më ka hapur dyer në raport me vajzat sepse duke u bërë pjesë e televizionit të shohin e të njohin më shumë njerëz, por duke u futur në atë program mendojnë se je një person që bredh shumë pas vajzave", tha ai.
Si e komenton ai flirtin në ditët e sotme?!
Po pakësohen njerëzit që e kanë guximin të flasin përballë, më shumë guxim kanë në rrjete sociale. Nuk e di pse po ndodh shpesh, ka humbur pjesa e të folurit përballë. Kanë frikë, kanë humbur guximin. Sot ndikon pjesa e treknologjisë, kanë ndryshuar kohët.
Po dashurinë për interes, si e komenton ai?
Ka dashuri të vërtetë, por midis dashurisë së vërtetë ka edhe pak interes. Më afrohen për pjesën e pamjes, por edhe për pjesën e lekëve se e dinë që kam të ardhura nga bizneset e mia.
Lidhur me projektet e të ardhmes, u shpreh:
Plani im është të jem pjesë e televizionit dhe pjesë e “BBV”.