Videoja në autostradë/ Jozi thyen heshtjen: Jemi aktorë, e kemi inskenuar vetë!

Showbiz

Videoja në autostradë/ Jozi thyen heshtjen: Jemi aktorë, e kemi

Përplasja me Edi Kuçin në autostradë/ Reagon Jozi: Ishte e gjitha shfaqje, nuk ka urdhër-arrest ndaj meje

Jozi ka thyer heshtjen pas publikimit të videove të përballjes me Edi Kuçin në autostradën Tiranë-Durrës.

Në një komunikim për Top Channel, Jozi ka hedhur poshtë pretendimet për dhunë reale, duke u shprehur se e gjithë ngjarja ka qenë një shfaqje e inskenuar.

“Asgjë s’ka ndodhur, jemi aktorë, e kemi bërë vetë”, ka deklaruar këngëtari përmes mesazheve drejtuar redaksisë së Top Channel Web, duke e cilësuar përballjen e tyre si një skenë aktrimi pa pasoja fizike.

Nga ana tjetër, lidhur me lajmet e ditës së sotme për lëshimin e një urdhërarresti ndaj tij nga Prokuroria e Pejës, Jozi i ka cilësuar këto informacione si të pavërteta.

“Janë fake, nuk kam arsye të jem atje”, ka shtuar ai, duke mohuar çdo lloj përfshirjeje në ndonjë çështje ligjore aktuale në qytetin e Pejës.

ME TE LEXUARAT