Gazetari trondit showbizin shqiptar, zbulon emrat e vajzave VIP që ishin vizitore në burgje

Gazetari Elton Tozaj, gjatë një paraqitjeje televizive në Klan Kosova, ka diskutuar rreth pranisë së disa personazheve të njohura të showbiz-it shqiptar në listat e vizitorëve të burgjeve.
Sipas tij, këto vizita janë të dokumentuara dhe lidhen zyrtarisht me marrëdhëniet personale që ato kanë pasur me personat e dënuar.
Tozaj ka përmendur konkretisht emrat e Trejsi Sejdinit, Efi Dhedhes dhe Rike Roçit, duke sqaruar se lëvizjet e tyre në këto ambiente kanë qenë të bazuara në arsye private.
Gazetari u shpreh se prania e partnerëve në institucionet e vuajtjes së dënimit është një situatë e shpeshtë.
“Çuditërisht figurojnë nëpër këto listat e këtyre vajzave, një pjesë janë të justifikuara sepse shkojnë pranë personave që kanë pasur lidhje, siç është Trejsi Sejdini që ka patur të dashur, Efi Dhedhes që ka patur të dashurin, Rike Roçi që ka patur dhe ajo të dashurin. Të kesh një të dashur në burg në Shqipëri tashmë është një gjë normale sepse këtu kush nuk po përfundon brenda“, deklaroi Tozaj.


