Ilaçet për humbjen e peshës rrugë e shkurtër, por jo zgjidhje!

Ilaçet janë aq efektive për humbjen e peshës (dhe gjithashtu për mbrojtjen kardiovaskulare e renale, kundër apnesë së gjumit dhe osteoartritit të gjurit) saqë ato janë bërë një plumb i argjendtë kundër humbjes globale të peshës. Një plumb magjik.
Por, të besosh dhe ta pohosh do të ishte budallallëk për disa arsye. Fillojmë me shifrat, që si gjithmonë, na kthejnë me “këmbë në tokë”.
“Në Itali, vetëm mes 1.6 dhe 1.7% e pacientëve përdorin ilaçe kundër obezitetit – semaglutidi dhe tirzepatidi i njohur; në Spanjë, rreth 3% e në Britaninë e Madhe, 9. Për një kohëzgjatje mesatare, të paktën në Itali, prej rreth 5 muajsh”.
Ka arsye të ndryshme për të thënë jo. Kostoja është faktori kryesor. Në Itali, si në shumë vende të tjera: terapia ka një kosto mesatare prej rreth 300 eurosh në muaj, varësisht nga ilaçi i përdorur, për jetën.
Sepse kur ilaçi ndërpritet, pesha kthehet e shpesh nuk është e barabartë, sepse kryesisht rifiton masën dhjamore. E kur humb peshë, humb edhe muskuj.
Ilaçet nuk janë zgjidhje sepse janë shumë të shtrenjta: po sikur të ishin të rimbursueshme?
“Pavarësisht rimbursimit, ato nuk mund të jenë përgjigja ndaj një epidemie. Të paktën jo të vetmet. Është një rrëfim krejtësisht i gabuar se nëse ilaçet falas do të ishin të disponueshme për të gjithë, obeziteti nuk do të ekzistonte më”.
Është njëkohësisht e gabuar dhe e rrezikshme. Do të ishte si të thuash të mos shqetësohesh për kancerin sepse ka ilaçe që kurojnë disa raste.
“Këto ilaçe janë shumë efektive, por janë ilaçe serioze me efekte të rëndësishme, disa prej të cilave ende nuk i kuptojmë dhe ato duhet të përshtaten sipas ndërlikimeve, duke pasur parasysh se merren për gjithë jetën”.
Marrja e tyre për pesë muaj, pra, është thjesht një humbje parash. Ata që vazhdojnë, e bëjnë këtë vetëm sepse mund ta përballojnë financiarisht./Shqip


