Kompensimi për fëmijët nga DIVA 2025, Tatimet nisën pagesat për 3 mijë përfituesit e parë

Soft

Kompensimi për fëmijët nga DIVA 2025, Tatimet nisën pagesat

Tatimet kanë nisur të kryejnë pagesat e para në llogaritë bankare të aplikuesve, për shumat e kompensimit për arsimimin e fëmijëve, pas plotësimit të Deklaratës Vjetore të të Ardhurave Personale (DIVA 2025).

Rreth 550 mijë euro për 3,091 përfitues është shuma e disbursuar deri tani nga Administrata Tatimore për kompensimin e tatimit të mbipaguar, pas plotësimit të DIVA 2025.

Sipas njoftimit të Administrata Tatimore, pagesat e tatimit të mbipaguar për individët deklarues të DIVA 2025 kanë nisur për subjektet e konsideruara pa risk.

• 3,091 individë përfitues

• 52,823,000 lekë vlera totale e tatimit të rimbursuar

Tatimet theksojnë se kjo është një lehtësi fiskale që vjen për herë të parë përmes deklarimit të DIVA 2025, duke krijuar mundësi reale për përfitim nga deklarimi korrekt i të ardhurave, në ndihmë të qytetarëve dhe në funksion të një administrate tatimore më efikase dhe më pranë tyre.

Përfitues të kompensimit janë si individët që do të rezultojnë me tatim të mbipaguar, pas zbritjes së shpenzimeve të fëmijëve në vlerën 48 mijë lekë në vit për çdo fëmijë në ngarkim dhe 120 mijë lekë për arsimin për individët që kanë të ardhura nën 1.2 mln lekë, por edhe individët që nuk kanë fëmijë, por rezultojnë me tepricë nga rillogaritja e tatimit.

Sipas shembujve të publikuar nga Monitor, shuma e kompensimit ndryshon në varësi të të ardhurave vjetore dhe shuma e zbritur e shpenzimeve që ndryshon sipas numrit të fëmijëve në ngarkim, përfshirë edhe shpenzimet fikse për arsim me vlerë maksimale 100 mijë lekë nëse të ardhurat janë nën 1.2 mln lekë në vit.

Për rastin me të ardhura bruto vjetore mbi 1,2 mln lekë në vit me 1 fëmijë në ngarkim, kompensimi për arsimin 62 euro në vit.

Në rastin e individit më të ardhura mbi 2 mln lekë në vit me dy fëmijë në ngarkim të moshës nën 18 vjeç, pas zbritjes së shpenzimeve për fëmijët me vlerë 96 mijë lekë, tatimi i mbipaguar apo kompensimi është në vlerën e rreth 12 mijë lekëve.

Shuma maksimale e kompensimit e përfituar sipas shembujve rezulton për individët me të ardhura nën 1,2 mln lekë që përfitojnë edhe shpenzimet për fëmijët në ngarkim dhe për arsimin me vlerë 100,000 lekë.

Sipas shembullit kompensimi për një individ me të ardhura nën 1,2 mln lekë që ka 2 fëmijë në ngarkim arrin rreth 250 euro.

Shembujt e DIVA, nga 62 deri në 250 euro, sa varion kompensimi për arsimin e fëmijëve

Përveç këtyre kategorive, për herë me plotësimin e DIVA 2025, kompensim do të përfitojnë edhe ata individë që nuk kanë fëmijë në ngarkim, por që nga rillogaritja vjetore e tatimit rezultojnë me mbipagesë.

Por që kompensimi të përfitohet në llogarinë bankare, duhet të plotësohet një kërkesë online në sistemin e-Filing, të ngarkohen dokumentet justifikuese përfshirë certifikatën familjare, faturat e shpenzimeve arsimore të fëmijëve për ata prindër që kanë të ardhurat vjetore nën 1.2 mln lekë në vit dhe IBAN të llogarisë bankare në formatin pdf (qoftë të nxjerrë nga aplikacioni i llogarisë ose të marrë pranë sportelit të bankës).

E drejta për aplikim me qëllim përfitimin e kompensimit për asnjë kategori nuk humbet për 5 vite. Afati i shqyrtimit të kërkesës për kompensim nga administrate tatimore është deri në 2 muaj./Monitor

ME TE LEXUARAT