"Muzetë e botës në trazira ,një program i inteligjencës artificiale vë në pikëpyetje pikturat e Van Eyck-ut"

Soft

"Muzetë e botës në trazira ,një program i

Analiza e dy pikturave të artistit flamand të shekullit të 15-të, Jan van Eyck, të vendosura në Shtetet e Bashkuara dhe Itali, duke përdorur inteligjencën artificiale (IA), ka shkaktuar trazira në muzetë anembanë botës.

Kjo ka ngjallur një pyetje të rëndësishme: po sikur asnjëra të mos ishte nga Van Eyck?

Shën Françesku i Asizit "Marrja e Stigmatës", emri i dhënë dy pikturave pothuajse identike, të pafirmosura, të ekspozuara në Muzeun e Artit të Filadelfias dhe Musei Reali në Torino, përfaqësojnë dy nga veprat e pakta që kanë mbijetuar nga një prej mjeshtrave më të mëdhenj të artit perëndimor.

Problemi i vetëm është se asnjëri version nuk mund të jetë në të vërtetë vepra e tij.

Testet shkencore mbi pikturat, të bazuara në IA dhe të kryera nga një kompani zvicerane që bashkëpunon me Universitetin Tilburg në Holandë, nuk arritën të zbulojnë asnjë goditje peneli nga Van Eyck. Ata arritën në përfundimin se piktura e Filadelfias ishte "91% negative" dhe se versioni i Torinos ishte "86% negativ".

Till-Holger Borchert, një studiues kryesor i Van Eyck dhe drejtor i Muzeut Suermondt-Ludwig në Aachen, tha se gjetjet e Van Eyck mbështesin studiuesit që kishin argumentuar se të dy versionet ishin piktura të realizuara në studio, të krijuara në punishten e artistit, por jo domosdoshmërisht prej tij.

Ai tha se, ndërsa ishte "i befasuar" nga analiza, ajo ngriti pyetje të mëtejshme që duheshin eksploruar.

Dr. Karina Popovici, drejtoreshë menaxhuese e Art Recognition, tha se norma kaq të larta negativiteti për pikturat janë veçanërisht dramatike. Në të kundërt, një analizë e një pikture tjetër të Van Eyck, Portreti i Arnolfini-t, një nga pikturat më të njohura në Galerinë Kombëtare në Londër, zbuloi se ajo kishte një probabilitet prej 89% për të qenë autentike/CNN

ME TE LEXUARAT