Në fillim tërheqës, më pas gjithçka ndryshon, studimi zbulon çfarë ndodh në një lidhje me një partner narcisist

Njerëzit me tipare narcisiste shpesh përshkruhen si shumë të sigurt, karizmatikë dhe tërheqës në fazat e para të një marrëdhënieje. Por çfarë ndodh me lidhjen kur marrëdhënia kalon nga emocionet fillestare në përditshmëri?
Një studim i publikuar në “Journal of Personality” në vitin 2026 analizoi të dhëna nga 5,869 çifte romantike, ndërsa një nëngrup përfshinte 533 marrëdhënie në vitin e parë. Studiuesit analizuan dy aspekte të narcisizmit: admiration, që lidhet me vetëbesimin dhe kërkimin e admirimit, dhe rivalry, që lidhet më shumë me antagonizmin, konkurrencën dhe mbrojtjen e egos.
Rezultatet treguan se rivaliteti narzizist ishte e lidhur me nivele më të ulëta të kënaqësisë në marrëdhënie, si për individin ashtu edhe për partnerin. Ndërkohë, “narcissistic admiration” nuk tregoi të njëjtën lidhje negative.
Kjo është e rëndësishme sepse sugjeron se narcisizmi nuk është një fenomen i vetëm. Jo çdo tipar narcisist prodhon të njëjtin efekt në një marrëdhënie.
Një meta-analizë e vitit 2023, e cila përfshiu 100 studime dhe 31,630 pjesëmarrës, gjeti gjithashtu se lidhja mes narcisizmit dhe empatisë ndryshon sipas dimensionit të narcisizmit. Aspekti antagonistik dhe i lidhur me ndjenjën e të drejtës së veçantë ishte më fuqishëm i lidhur me nivele më të ulëta të empatisë.
Kjo do të thotë se problemi në marrëdhënie nuk është thjesht “të duash shumë veten”. Sipas literaturës, rëndësi kanë mënyra se si një person reagon ndaj kritikës, konfliktit, nevojave të partnerit dhe kërcënimeve ndaj vetëvlerësimit.


