Raporti i OBSH fvorizon meshkujt, ja sa përqind fitojnë më pak gratë

Soft

Raporti i OBSH fvorizon meshkujt, ja sa përqind fitojnë më pak
Gratë dominojnë sektorin e shëndetësisë në Evropë, por vazhdojnë të paguhen më pak se burrat. Sipas një raporti të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, gratë përbëjnë 77% të fuqisë punëtore në sektorin shëndetësor, ndërsa zënë vetëm 55% të vendeve të punës me pagat më të larta.

Ekspertët evidentojnë se gratë në shëndetësi fitojnë mesatarisht 19% më pak për orë se burrat. Diferenca është vetëm 2% në nivelet më të ulëta të pagave, por kalon 22% në nivelet më të larta.

Sektori i shëndetësisë dhe kujdesit përfaqëson rreth 17% të punësimit të grave, krahasuar me vetëm 5% për burrat.

Raporti tregon se faktorë si mosha, arsimi, punësimi në sektorin publik apo privat dhe puna me kohë të plotë ose të pjesshme e ulin diferencën nga 19% në 6% për pagën orare, ndërsa diferenca mujore bie nga 28% në 10%.

Por OBSH thekson se një pjesë e konsiderueshme e diferencës mbetet e pashpjeguar nga këta faktorë.

Në nivel global, gratë në sektorin shëndetësor fitojnë mesatarisht 24% më pak se burrat.

OBSH bën thirrje për transparencë më të madhe të pagave, më shumë gra në pozicione vendimmarrëse dhe masa kundër stereotipeve gjinore.

ME TE LEXUARAT